Rreth Nesh

Historia jonë

Që nga viti 2001, Pandora ka qenë emri që hap dyer drejt sigurisë, elegancës dhe komoditetit në Shqipëri dhe Kosovë. Me mbi 20 vite eksperiencë, ne nuk jemi thjesht furnitor i dyerve, por partneri juaj në krijimin e hapësirave ku ndiheni të mbrojtur dhe krenarë.

Si distributori i vetëm i autorizuar i Hörmann liderit gjerman të industrisë ne ofrojmë jo vetëm produkte premium, por një standard ndërkombëtar cilësie dhe besueshmërie. Çdo derë Hörmann është projektuar për të qëndruar gjatë dhe për të pasuruar stilin e shtëpisë apo biznesit tuaj.

Me Pandora, ju zgjidhni më shumë se një derë zgjidhni një investim të sigurt, një partner të përkushtuar dhe një eksperiencë që e kthen shtëpinë ose biznesin tuaj në një hapësirë ku çdo detaj ka rëndësi.

kampagne brockmeyer 2024 11 003

Ekipi

kampagne objektbbau dfb 2024 11 006

Misioni & Vizioni

Pandora udhëhiqet nga parime të qarta që theksojnë cilësinë, sigurinë dhe përkushtimin ndaj klientit. Këto vlera qëndrojnë në themel të veprimtarisë sonë dhe objektivat tona janë:

wortmarke 4c

Partnerët tanë

Gjatë viteve, kemi pasur privilegjin të bashkëpunojmë me partnerë lider në fushat e tyre, në projekte të mëdha publike dhe private, duke u bërë një emër i njohur për besueshmëri dhe profesionalizëm në të gjithë rajonin.

Pandora ka qenë pjesë e disa prej projekteve më të rëndësishme në Kosovë dhe Shqipëri, duke kontribuar në ndërtimin e institucioneve publike që përfaqësojnë stabilitet dhe zhvillim kombëtar, si:

stahltor motiv 971 verkehrsweiß ral 9016 mit ansichtsgleicher nebentür
Institucione Publike
Pallati i Drejtësisë, Kuvendi i Kosovës, Qeveria e Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme, si dhe institucione arsimore si Shkolla Gjin Gazuli, Shkolla e Hotelierisë, Qendra Studentore dhe Kazerma Adem Jashari.
Sektori Privat

Në sektorin privat, kemi siguruar komoditet dhe standarde të larta sigurie për qendra tregtare si Albi Mall dhe TEG, si dhe për magazina, depo dhe hapësira industriale të klientëve tanë si: A&M, Arijeta Group, Madekos, Medical Group, Azgeto, One Group, Vitaminka EHW, Qafshtama, CFO Pharma, Big Market Logistics, KMY Magazinat, AUTOSTAR Albania Mercedes Benz, Auto Kaçandolli, Buçaj Logistic Center.

Sektori i Shëndetësisë
Pandora ka qenë gjithashtu pjesë e projekteve të rëndësishme në fushën e shëndetësisë, duke ofruar dyer të sigurta dhe efikase për Spitalin Amerikan 1 dhe 2, QKUK, Spitalin Ushtarak të Prishtinës, si dhe shumë institucione të tjera mjekësore në vend.
Sektori Rezidencial & i Ndërtimit
Në sektorin rezidencial dhe të ndërtimit, kemi bashkëpunuar me kompani të njohura si Banesat Konak, Nartel, Redoni, Dumnica Group, Famis & Co, ADK, Chelsey Point, VG Construction, BP Home, MAB, Vilat Albi dhe Shpetimi Invest, duke sjellë siguri dhe elegancë në çdo hapësirë banimi.

Gati të transformoni hapësirën tuaj me dyer premium?

© 2001 - 2025 Pandora. Të gjitha të drejtat e rezervuara.