HISTORIK I SHKURTЁR I KOMPANISЁ

  • hormann001
  • hormann002
  • hormann003
  • prum001
  • prum002
  • prum003
  • wineo001

Produktet më cilësore të kompanive më të specializuara në lëmin prodhimtarisë së dyerve në Evropë, sot në Kosovë dhe Shqipëri, tregtohen nga kompania "Pandora"


Besueshmëria, transparenca, profesionalizmi dhe sukseset e njëpasnjëshme në punë, kanë bërë të mundur që fillimisht kompanisë Pandora t'i besohet përfaqësia e prodhuesit më të madh të dyerve të brendshme "PRÜM" nga Gjermania. Ndërkohë, listës i shtohet prodhuesi i specializuar i dyerve industriale, garazhave, motorëve "HÖRMANN" nga Gjermania, pastaj, prodhuesi i çelësave MasterKey "KABA" nga Austria, prodhuesi i dorezave "LIENABCHER" nga Austria.


Deri mё tani, Kompania "Pandora" nё Kosovё, ka realizuar projektet mё tё rёndёsishme nё Kosovё, siç janё ato nё: Kuvendin e Kosovёs, Post Telekomin e Kosovёs, Aeroportin Internacional tё Prishtinёs, administratёn e UNMIK-ut, bazat e KFOR-it francez, holandez, gjerman, Qendrёn Tregtare" Albi Center", objektin e shitjes dhe servisimit të Mercedes-Benz Prishtinë, dhe shumё projekte tjera.


Ndёrkohё qё nё Shqipёri, "PANDORA-AL", gjerё mё tani ka realizuar suksesshёm projekte tё ndryshme, ndёr mё tё rёndёsishmet janё ato nё qendrat "MEGATEK", "PRAKTIKER", "TEG", kompaninё "DEVOLLI HYDROPOËER", fabrikёn e cementos nё Borizanё "TITAN BETON", Rezidencën e vilave në Kodrёn e Diellit "AGIKONS", "VODAFONE objekti i ri në autostradë", "TERNA Spitali Hygeia ", "MOBILE 4 AL (Plus Communication), etj.


Pikat kryesore të shitjes gjenden në Prishtinë, në rrugën "Robert Doll" dhe në Tiranë në rrugën e "Kavajës", kurse depoja e madhe me mbi 5000 copë dyer të llojeve dhe madhësive të ndryshme, gjendet në kilometrin e tetë të rrugës Prishtinë-Podujevë në fshatin Vranidoll.

Vendodhja Jone!

Adresa Prishtine:

Adresa Tirane: